Greta Koçi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj dëgjohen nga të gjithë. Po ashtu Greta mbetet edhe ndër personazhet më të komentuarat në media ndonëse jetën private ka preferuar gjithnjë ta mbajë diskret.
Mirëpo ditën e sotme, Greta na ka zbuluar më shumë mbi këtë pjesë pasi një fans e ka pyetur në Instagram se kur mendon të bëhet nënë.
“Kam akoma kohë, megjithatë në dorë të Zotit”, është përgjigjur Greta.
Kujtojmë që Greta pritet shumë shpejt të publikojë këngën e saj më të re që do të titullohet “E kuqe”.