Gratë shtatzëna, të cilat janë të diagnostikuara me diabet i vendosin foshnjat e tyre në rrezik nga sëmundjet e zemrës, shkruan Dailymail, transmeton Express.
Foshnjat e lindura, nga nëna të diagnostikuara me diabet, janë 34% më të rrezikuara nga sëmundjet dhe çrregullimet e zemrës në krahasim me ato, që janë të lindura nga nëna pa këtë sëmundje.
Niveli i lartë i glukozës në gjakun e një nëne shtatzëne, shkakton komplikime të mëdha në zhvillimin normal të zemrës së foshnjës. Mirëpo ende është e paqartë, nëse ekspozimi ndaj diabetit në mitër shkakton rrezik të zhvillimit të sëmundjeve që nuk mund të trajtohen.
Autori i këtij studimi, Dr. Jongfu Yu dhe kolegët e tij kanë përdorur të dhëna nga fëmijët e lindur me sëmundje kongjenitale gjatë viteve 1977 dhe 2016. Sipas të dhënave, shumica e këtyre foshnjave të lindura me këto çrregullime kishin nëna me sëmundje të diabetit.
Studimet e mëtejshme do të tentojnë të gjejnë një metodë për parandalimin e këtyre problemeve tek nënat, në mënyrë që të parandalojnë probleme dhe çrregullime edhe tek foshnjat.
Përderisa numri i personave të diagnostikuar me këtë çrregullim është në rritje, shkencëtarët janë mobilizuar për gjetjen e metodave dhe kurave sa më efektive në trajtimin e këtij problemi. /Express