Gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë një orgazëm, nëse ato pastrojnë hundët para marrëdhënies seksuale, këshillojnë ekspertët.
Sipas një studimi, gratë me shqisë më të fuqishme të nuhatjes kishin deri në gjashtë herë më shumë gjasa për të arritur orgazëm, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit thonë se ato janë më të ndjeshme ndaj aromave të trupit dhe hormoneve që shkaktojnë zgjimin seksual.
Psikoterapisti Phillip Hodson thotë se “të gjeturat sugjerojnë që hundët e bllokuara mund të bëjë më të vështirë zgjimin seksuale. Pastrimi i hundës mund të jetë një strategji e dobishme”.
Shkencëtarët nga Universiteti Teknik Dresden në Gjermani kërkuan 70 të rritur të rinj për të vlerësuar jetën e tyre seksuale, si dhe ndjesinë e tyre të nuhatjes.
Vetëm një në shtatë gra me ndjesi më të varfër të nuhatjes prireshin të arrijnë orgazëm gjatë seksit, krahasuar me gjashtë nga shtatë gra që arritën orgazëm, e që kishin ndjesi të fuqishme të nuhaturit./Gazeta Shneta/