Gratë shtatzëna që vuajnë nga sëmundje ekstreme të mëngjesit janë gjithashtu në rrezik nga gjendjet e rënda të shëndetit mendor, sipas një studimi të kohëve të fundit.
Hulumtuesit nga Universiteti Plymouth i Mbretërisë së Bashkuar kanë ekzaminuar ndikimin e hyperemesis gravidarum (HG), një gjendje psikologjike të gruas shtatzënë, e cila shtyen atë të ketë mendime vetëvrasëse, transmeton Gazeta Shneta.
HG, e cila karakterizohet nga përzierjet dhe vjelljet e vazhdueshme dhe të tepruara, ndikon deri në 1.5 përqind të grave shtatzëna.
Përveç ndikimit psikologjik të gjendjes, hulumtimi theksoi se HG gjithashtu mund të rezultojë në humbje të parave, vështirësi financiare dhe madje edhe humbje të punësimit./Gazeta Shneta/