Gratë që nuk po marrin këtë mineral sa duhet gjatë shtatzënisë, po rrezikojnë të lindin foshnje me anomali

2018-11-05 në ora 18:27

Një nënë shtatzënë vuajti nga disa simptoma jashtëzakonisht të frikshme përderisa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, simptoma këto të shkaktuara si rezultat i mungesës së magnezit në trup, transmeton Gazeta Shneta.

Për t’i vetëdijësuar gratë e tjera dhe për ta treguar rëndësinë e niveleve të magnezit gjatë shtatzënisë, kjo grua vendosi ta shprehte shqetësimin në rrjetin sociale Facebook, ku në postimin e saj ajo shkroi:

“Kur isha në javën e shtatë të shtatzënisë, fillova të vuaj nga sëmundja e mëngjesit dhe lodhja”, thotë Jazmyn.

“Gjendja filloi të përkeqësohet. Nuk isha në gjendje as të haja, e madje as të nuhatja asgjë pa qenë e sëmurë. Gjithashtu ndihesha me të vërtetë e lodhur, ndjesi kjo që korrespodonte me ndjesinë e të rënit të fikët.”

Jazmyn, e cila është anëtare e Grupit në Facebook të Mbështetjes së Shtatzënisë së Shëndoshë të Nënave, thotë se gjithashtu vërejti ngërç në stomakun e saj, kur ajo po e shtrinte, duke e bërë shumë të pakëndshme për t’u çlodhur.

Natyrisht, ajo nxitoi në spital për t’u kontrolluar, dhe pas tre orësh të testeve – ajo përfshirë një vlerësim të hershëm të shtatzënisë dhe testim përmes ultrazërit.

“Mjeku morri gjakun tim dhe më pas rezultoi se nivelet e mia të magnezit ishin jashtëzakonisht të ulëta”.

Jazmyn u këshillua që të shkonte në kimist dhe të merrte suplimentet e përshtatshme gjatë shtatzënisë për të ndihmuar në rritjen e niveleve të magnezit. Fatmirësisht, ajo ndihet shumë më mirë tani që po merr tabletat e magnezit siç përshkruhet nga mjekja e saj shëndetësore./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *