Nëse jetoni me vjehrrën tuaj, gjasat për të pasur pak fëmijë janë të mëdha. Ky fakt bazohet në një studim të ri, i cili analizoi ndikimin e vjehrrës në pjellorinë e grave.
Si pjesë e hulumtimit, botuar në revistën Royal Society Open Science, antropologët evolucionistë nga Universiteti i Vjenës shqyrtuan të dhënat mjekësore të mbi 2.5 milionë grave të moshës 15-24 vjeçare nga 14 vende të botës dhe rezultatet ishin ndriçuese, transmeton Gazeta Shneta
Çiftet që jetonin së bashku me nënën e tyre në të njëjtën shtëpi kishin më pak fëmijë se sa çiftet që jetonin vetëm.
“Në shumicën e vendeve, numri i fëmijëve të një gruaje është më i ulët nëse jeton me nënën e saj në krahasim me nënën e bashkëshortit të saj në familje”, thonë autorët.
Ndërsa është e rëndësishme të theksohet se gjetjet janë korrelacion dhe nuk mund të vërtetojnë një efekt shkaktar të gjysheve në fertilitetin e një gruaje./Gazeta Shneta/