Dëgjimi i storieve të frikshme gjatë procesit të lindjes nuk pasqyron lindjen në realitet, ndërsa kjo video po.
Videoja u incizua nga ‘Birth Becomes Her’, një bashkëpunim midis fotografeve të njohura amerikane Monet Nicole dhe Jennifer Mason.
Së bashku, ato mblodhën pamjet nga fotografët anembanë botës dhe i bashkuan së bashku si shenjë feste së lindjes dhe shenjë amësie, transmeton Gazeta Shneta
“Ne mendojmë se lindja është një përvojë e fuqishme dhe transformuese.”, tha Nicole për Kidspot.
“Shumë prej nesh mësohen të frikësohen nga lindja, por realiteti është se ky proces mund të jetë tepër fuqizues, i bukur dhe vetëdijësues për shumë nëna.”
“Ne donim të paraqitnim një laramani koleksionesh të pamjeve të lindjes, ku kemi futur lindje të natyrave të ndryshme, si: lindjet natyrale në spital, në shtëpi, lindjet me prerje cezariane dhe ato surrogate.”/Gazeta Shneta/