Një studim i ri i botuar në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” ka zbuluar se prania e peshkut në regjimin tuaj ushqimor gjithashtu ju jep jetë të përkryer seksuale dhe një një rritje të madhe të mundësive për të ngelur shtatzënë.
Hulumtuesit në Harvard T.H. Chan Shkolla e Shëndetit Publik hulumtuan në 501 çifte në Michigan dhe Texas, të cilët shtuan peshkun në dietën e tyre të përditshme ushqimore, dhe të masnin më pas edhe normën e frekuencave seksuale. Ata e ndoqën për një vit resht këtë metodë ushqyerje, derisa gratë mbetën shtatzënë.
Ata gjetën se 92% e çifteve që konsumuan peshk më shumë se dy herë në javë po ngelnin shtatzënë deri në fund të vitit, krahasuar me vetëm 79% të çifteve që e konsumonin më rrallë.
Për më tepër, ata që konsumuan më shumë ushqim deti kishin më shumë raport seksual më të mirë rreth 22% më shumë se ata që hanin më pak peshk.
Acidet yndyrore omega-3 tek peshqit, nxisin kujtesën, zvogëlojnë sjelljen anti-sociale, luftojnë depresionin dhe ankthin, përmirësojnë vizionin, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer, si dhe nxisin përmirësimin e shëndetit të zemrës./Living/