Gratë përballen me barriera të mjaftueshme për ushqyerjen me gji – këshilla e pasakta mjekësore nuk duhen të jenë një prej tyre
Sfidat që shumë nëna të reja i kapërcejnë për të ushqyer me gji fëmijët e tyre janë të njohura shumë mirë.
Shumë gra për të cilat ushqimi me gji shkon mirë u thuhet se nuk mund të japin gji gjatë marrjes së ilaçeve. Në disa raste, kjo është e justifikuar në mënyrë të përkryer – dhe gratë që ushqehen me gji duhet gjithmonë të kërkojnë këshilla profesionale përpara se të marrin ndonjë ilaç. Por shumë hulumtime kanë dëshmuar se shumë medikamente janë të sigurta për tu marrë gjatë gjidhënies.
Pavarësisht nga kjo, disa nënave u është thënë që ato duhet të ndalojnë dhënien e gjirit fëmijës së tyre kur të marrin një medikament, madje edhe kur ky trajtim në të vërtetë nuk përbën rrezik për nënën e as për fëmijën e tyre.
E dimë se ushqyerja me gji mbron shëndetin e nënave dhe foshnjave, por ende disa profesionistë mjekësorë po japin informacione të pasakta e cila mund të vijë si pasojë e mungesës së informacionit.
Nëse jeni një nënë me një pyetje në lidhje me ushqyerjen me gji dhe marrjes së medikamenteve mund të gjeni informacione mbi faqen e internetit në “Breastfeeding Neëtëork”. Megjithëse rekomandohet që të flisni me mjekun tuaj për ndonjë çështje specifike shëndetësore.
Në çdo rast, gjithmonë kërkoni këshilla nga një mjek ose farmacist përpara se të merrni ilaçe gjatë dhënies së gjirit.