Disa nga ne provojnë të gjitha llojet e dietave dhe planifikime stërvitjeje në përpjekje për të humbur peshë shpejtë.
Ndonjëherë, kokëfortësia e yndyrës mund të jetë zhgënjyese për të gjithë ne, transmeton Gazeta Shneta.
Por, me sa duket, lloji i personalitetit tuaj mund të ndikojë në peshën tuaj.
Hulumtimet e fundit, të botuara në Nutrients, treguan një lidhje midis personaliteteve impulsive dhe peshës së lartë të trupit.
Një studim i 500,000 njerëzve tregoi se pjesëmarrësit spontanë e kishin më të vështirë t’i rezistonte tundimit.
Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të hanin tej mase dhe t’i ktheheshin në ushqim për ngushëllim në raste nevrikosjeje.
Shkencëtari i biheviorizmit Dr Sinead Golley komentoi mbi studimin: “Nëse frustroheni nga përpjekjet e pasuksesshme të humbjes së peshës, të kuptuarit më të mirë e shkaktarëve tuaj personalë dhe modeleve të dietës mund të jetë pjesa kryesore e enigmës”./Gazeta Shneta/