Sipas një studimi, gratë që hanë së paku pesë porcione fruta dhe perime çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit.
Shkencëtarët kanë gjetur se gratë që i përmbahen udhëzimeve zyrtare të të ushqyerit kanë një shans më të ulët prej 11 për qind më pak për t’u prekur nga kjo sëmundje, transmeton Gazeta Shneta.
Brokoli, lakra, karrota dhe specat e verdhë prodhuan efektet më të forta kundër kancerit të gjirit, thanë hulumtuesit.
Hulumtuesit e Universitetit të Harvardit analizuan të dhënat nga 182,000 gra mbi 37 vjet për të arritur përfundimin.
Pjesëmarrëset plotësuan pyetësorët dietarë çdo katër vjet, të cilat shkencëtarët pastaj krahasuan me rrezikun e diagnozës.
Të dhënat mbi faktorët e tjerë të rrezikut të tilla. si: mosha, pesha, konsumi i duhanit dhe historia e kancerit në familje u morën nga pyetësori dyvjeçar.
Ata gjetën se gratë që hanin së paku 5.5 porcoine të frutave dhe perimeve çdo ditë kishin një rrezik 11 për qind më të ulët të prekjes nga kanceri i gjirit./Gazeta Shneta/