Disa gra të kthyera nga Siria të cilat po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare, po dyshohet se janë të prekura nga sëmundja e malaries. Këto dyshime nuk janë mohuar e as pohuar nga zyrtarët e QKUK-së
Disa gra kosovare të riatdhesuara nga zonat e luftës në Siri, të cilat po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK, po dyshohet se janë të prekura nga sëmundja e malaries, ka mësuar nga burime brenda QKUK-së Gazeta Shneta.
Zyrtarët e QKUK-së nuk e kanë pohuar e as mohuar zyrtarisht një gjë të tillë. Drejtori i Klinikës së Infektives Dr. Hamdi Ramadani ka thënë se nuk mund të flas për këto raste pa lejen e Zyrës për Media të QKUK-së. Kjo e fundit nuk ka pranuar të lëshojë leje me arsyetimin se rasti i këtyre grave i përket institucioneve të riatdhesimit.
Këto gra janë duke u trajtuar në Infektivë nga dita e djeshme dhe të njëjtat kanë munguar edhe në seancat gjyqësore. /Gazeta Shneta/