Gratë duhet të kenë kujdes se sa konsmujn sheqer gjatë ditës, arsyeja rrit rrezikun e kancerit të gjirit

2018-11-06 në ora 13:06

Dendësia në rritje e gjirit është një nga rreziqet kryesor për zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe hulumtimi i ri i publikuar në BMC Public Health dyshon se sheqeri mund të ketë lidhje me këtë gjendje shëndetësore, shkruan Periskopi, transmenton gazeta shneta.

Duke pasur parasysh se kanceri i gjirit është një nga kanceret më të zakonshëm në mesin e grave në të gjithë botën, hulumtimi në modifikimin e faktorëve, siç është në sjelljen dietale, është shumë i rëndësishëm për nga pikëpamja parandaluese, transmeton Gazeta Shneta.

Në studimin e publikuar, BMC vlerësuan lidhjen në mes ushqimeve të ëmbla dhe rritjes së densitetit të gjirit, një nga indikatorët kryesor të kancerit të gjirit.

Dendësia e gjirit është një masë e përqindjes së zënë në gji nga indet epiteliale dhe stomale në krahasim me yndyrën. Prandaj, konsiderohet të pasqyrojë sasinë e indeve jo-yndyrore të gjirit.

Kanceri i gjirit zakonisht lind në qelizat epiteliale dhe rritja e numrit të përgjithshëm të këtyre qelizave besohet të rrisë njëkohësisht edhe rrezikun nga kanceri më i zakonshëm tek gratë.

Analizat e BMC kanë treguar se konsumi i shpeshtë i pijeve me sheqer lidhet me dendësinë e gjirit tek gratë në menopauzë dhe se konsumi i ushqimeve të lartë në sheqer ka të njëjtën lidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *