Nga një studim së fundi, në SHBA thuhet se ajri i ndotur është më i dëshëm se pirja e duhanit për gratë shtatzëna. Gratë që presin të bëhen nëna, kanë rrezik të madh ndaj komplikacione nga ekspozimi ndaj tymit të makinave dhe mbetjeve industriale.
Marrja në sasi të madhe e këtyre elementëve ndotës të ajrit rrit rrezikun për presion të gjakut gjatë shtatzënisë, sipas studimit, transmeton Gazeta Shneta.
Dr Xiaohui Xu, ndihmës profesor i epidemologjisë në “Public Health and Health Professions and Medicine” deklaron: “Zhvillimi i fetusit është shumë i ndjeshëm ndaj faktorëve mjedisorë”.
Xu shtoi: “Për këtë arsye ne duam të bëjmë kërkimin. Hipertensioni në veçanti është i lidhur me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, duke shkaktuar shumë probleme për nënën dhe fetusin, duke përfshirë dhe lindjen e parakohshme”./Gazeta Shneta/