Një grua italiane 87-vjeçare e cila u prek nga koronavirusi është shëruar pasi kaloi një javë në spital.
Armanda Bottini Campolunghi filloi të tregojë simptomat e para të virusit, duke përfshirë të vjellat dhe një temperaturë të lartë shkruan This-Is-Italy transmeton Gazeta Shneta.
Familja e saj ishte e shqetësuar pasi vuante nga diabeti i tipit 2 dhe së fundmi kishte lënduar femurin e saj (ashtin e këmbës).
Ajo ishte me të afërmit e saj kur filloi të ndjehej keq dhe u dërgua më pas në spitalin San Matteo di Pavia në Lombardi.
Trupi i saj reagoi mirë ndaj trajtimeve antivirale dhe ajo mbeti e vendosur gjatë gjithë qëndrimit në spital.
Mjekët e përshkruanin gruan, si “gjyshen e hekurt”, ose në italisht “nonna di ferro”. /Gazeta Shneta/