Një banor i Shkupit i moshës 84-vjeçare sot në mesditë ka vrarë nipin e tij 32-vjeçar dhe ka plagosur bashkëshorten dhe vajzën e tij, ku më pas kreu vetëvrasje.
Siç informojnë nga policia, sot rreth orës 12:40 është lajmëruar se në rrugën “Ho Shi Min” në lagjen Butel të Shkupit është konstatuar se një 84-vjeçari me inicialet B.T me armë ka shtënë ndaj nipit të tij T.S (32) i cili ndërroi jetë në vend të ngjarjes, si dhe ndaj bashkëshortes B.T dhe vajzës L.S (58), dhe më pas kreu vetëvrasje, raporton AA.
Të dy gratë me ndihmë të shpejtë urgjente u transferuan në spital dhe janë në gjendje kritike. Policia është duke kryer hetim dhe po punohet në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.