Nënat në ditët e sotme nuk kanë nevojë të bazohen në mite ose fjalë të gjysheve për të mësuar gjininë e fëmijëve që presin. Kjo mund të mësohet lehtë me teknologjinë e ultrazërit, por po ua sjellim tri mënyra ose mite se si ka funksionuar më parë:
Herën e radhës që zgjohesh nga gjumi mbaje mend se në cilën anë ishe – dhe po, e dimë se vet akti i gjumit gjatë shtatzënisë nuk është një punë e lehtë. Si thotë miti, nëse flini në të majtën atëherë ke djalë, kurse ana e djathtë është vajzë. Kështu që le një shënim të madh afër alarmit tuaj ose thuaj partnerit tuaj të shikoj në cilën anë po fle gjersa ti kënaqesh gjumë
Ashtu si thotë legjenda, gratë shtatzëna fytyra e të cilave nuk kanë ndryshuar kanë djalë, gjerësa ato fytyra e të cilave ka ndryshuar “kanë humbur pamjen” atëherë kanë vajzë. Pse? Besohet se vajzat u vjedhin fytyrën bukurinë nënës! Në të njëjtën kohë kjo është sa e lezetshme dhe e dëshpëruese.
Shtatzëni apo jo, aknet nuk janë çka duam, por disa thonë se ato puçrra të kuqe të bezdisshme gjithashtu mund të tregojnë edhe gjininë e fëmijës që pret. Si duket lëkura juaj gjatë shtatzënisë? Nëse fytyra ka mbetur e pastër, sjell ngjyrën blu (ke djalë) nëse të është fëlliqur mjaftë me puçrra atëherë ke vajzë. /Gazeta Shneta/