Ish-drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka garuar në zgjedhjet e 1 dhjetorit për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës.
Gjocaj ka dalë më i votuari nga Klinika e Gjinekologjisë në QKUK, duke marr gjithsej 26 vota.
“Me rastin e përfundimit me sukses të votimit të datës 01.12.2017, për zgjedhjet për Kuvendin e Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK-së), i uroj të gjithë të zgjedhurit për mandatin e fituar, duke i uruar përfaqësim dinjitoz në OMK. Një nga të zgjedhurit jam edhe unë, si përfaqësues i Klinikës më të madhe në QKUK”, ka shkruar Gjocaj në facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka falënderuar kolegët në klinikën e Gjinekologjisë dhe ka premtuar se do të ketë angazhim maksimal.
“Një falënderim të veçantë personal e adresoj tek gjithë kolegët Obstetër Gjinekolog dhe Mjek në specializim, nga të cilët fitova besimin për të qenë një prej delegatëve për përfaqësim të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, edhe pse isha i ri në stafin e kësaj Klinike, e cila në gjirin e saj ka emra shumë të nderuar, si në aspektin akademik, ashtu edhe profesional. Jam i obliguar moralisht dhe profesionalisht që këtë besim tuajin ta shpërblej me angazhim konstruktiv në OMK”, ka deklaruar Gjocaj. /Gazeta Shneta/