Fertiliteti optimal tek gratë është ndërmjet moshës 20 – 25 vjeçare. Rënia e konsiderueshme e fertilitetit, domethënë, rritja e infertilitetit vjen pas moshës 35 -38 vjeçare të gruas. Tek të dy gjinitë, riprodhimi ka një rënie të dukshme mbi moshën 40 vjeçare.
Steriliteti është përgjithësisht në rritje dhe është një problem shumë i madh për riprodhimin e qënjes njerëzore. Incidenca e infertilitetit në botë është ndërmjet 10 dhe 16%. Kështu rreth 40 % e shkakut ndodhet tek mashkulli, përafërsisht, e njejta përqindje i përket dhe gruas, dhe rreth 20% e rasteve janë problemet e përbashkëta riprodhuese , çrregullime të gjendjes normale tek të dy partnerët, shkruan Sistina Baby transmeton Gazeta Shneta.
Shkaqet më të zakonshme të infertilitetit
Shkaqet më të zakonshme të infertilitetit (lidhur kryesisht me moshën) janë: rritja e rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe sëmundjet inflamatore të pelvikut (legenit). Këtu i referohet kryesisht infeksionit të Chlamydia trachomatis e cila konsiderohet si shkaku kryesor i rritjes së incidencës së infertilitetit tubali. Një problem domethënës në botë është dhe infeksioni i virusit HIV.
Pjesë e shkaqeve janë dhe problemet e ovulimit, endometriozës, fibroidet uterine, sindroma e ovarit policistik, … Reduktimi i frekuencës seksuale për shkak të stilit dhe mënyrës moderne të të jetuarit, zvogëlimi i dëshirës për shtatzëni, reduktimi i rezervës ovariane me kalimin e moshës, marrja e vendimit të lindjes, mesatarisht për dhjetë vite më vonë në lidhje me tendencën para disa dekadave.
Rënia e fertilitetit tek gratë në moshë të rritur
Funksioni i ovarial është i dyfishtë: riprodhues dhe endokrine. Tek vezorja e femrës krijohen dhe piqen qelizat vezore riprodhuese dhe në të njejtën kohë vezorja krijon edhe hormonet femërore, steroidet.
Në vezoren e fetusit të vjetër pesë muaj, ka rreth 6.800 000 folikula të moçme. Tek vezoret e të përsalindurve ka rreth dy milion fosile të moçme, të cilat deri gjatë periudhës së adoleshëncës zvogëlohen në rreth 300.000-400.000, ndërsa gjatë pubertetit mbeten 30.000 që do të thotë se rreth 9/10 shkatërrohen. Çdo vit, piqen rreth 13 qeliza vezore, ose 350-500 folikula në të gjithë moshën gjeneruese të gruas.
Sipas statistikave të popullsisë, periudha rreth moshës 15-45 vjeçare, përfaqëson grupin e moshës riprodhuese. Ndërsa mosha mesatare e menopauzës është rreth 51 vjeç, në varësi të predispozicionit gjenetik, racës, statusit socialo-ekonomik, edukimit, peshës trupore, periudhës kur keni patur menstruacionin e parë, apo moshës gjatë shtatzënisë së fundit…
Me kalimin e moshës zvogëlohet edhe sasia edhe cilësia e qelizave vezore, të cilat shpesh ndikojnë në cilësinë e embrioneve. Rreth 90% e qelizave vezore, tek gratë e moshës mbi 40 vjeçare zakonisht janë anormale. Shkalla e aborteve në moshën mbi 40 vjeçare është më e madhe se 33%. Sipas statistikave, rastet e shtatzënive anormale tek gratë e moshës mbi 40 vjeçare është 1/38.
Tek gratë e moshës më të rritur (mbi 44 vjeç), rekomandohet si metodë trajtimi dhurimi i qelizave vezë, ose embrion ( nëse ka probleme edhe me faktorin mashkullor).
Me kalimin e moshës gjithashtu rritet rreziku i kromozomeve/ keqformimeve gjenetike tek pasardhësit, si dhe norma e abortit spontan. Edhe vetë shtatzënia tek gratë e moshës mbi 35 vjeçare, mbart një rrezik të madh jo vetëm të abortit spontan dhe gjenetik/ sëmundjeve kromozomale të fetusit, por dhe një rrezik të lartë të rrezikshmërisë së shtatzënisë me shfaqjen e preeklampsisë / eklampsisë, diabetit të shtatzënisë( gestional) , ngadalësimin e rritjes intrauterine të fetusit… Gjithashtu, vetë akti i lindjes është i lidhur me komplikime të shpeshta dhe me një përqindje të rritur duke çuar në lindje me operacion. / Gazeta Shneta