Një studim i ri sugjeron që gratë shtatzëna që po mbajnë vajza në barkun e tyre vuajnë në mënyrë ekstreme nga sëmundja e mëngjesit sesa në rastin kur ato bartin një djalë.
Sipas këtij studimi, gjinia e foshnjës lidhet me treguesit imun në gratë shtatzëna. Gratë të cilat mbajnë fetus femëror përjetojnë një përgjigje më të lartë imune sesa shtatzënat që bartin fetusin mashkullor. I
Inflamacioni mund të luajë një rol të rëndësishëm në intensitetin e sëmundjes së mëngjesit, si dhe në llojin e dëshirave ushqimore, transmeton Gazeta Shneta.
Çka është inflamacioni?
Ajo vepron si një pjesë e rëndësishme e përgjigjes imune që merret me plagët shëruese dhe reagimin ndaj sëmundjes.
Megjithatë, kur inflamacioni është i tepërt, i njëjti proces shërimi i inflamacionit mund të shkaktojë stres të konsiderueshëm në trup, duke rezultuar në lodhje, përzierje dhe dhimbje trupore.
Revista mjekësore The Lancet, në 10 Dhjetor prezentoi një studim që përfshinte mbi një milion gra shtatzëna në mes moshave 23 dhe 31 vjeç.
Studimi tregonte se gratë që përjetonin sëmundjen e mëngjesit në tremujorin e parë të shtatzënisë, kishin më shumë gjasa të lindnin vajza sesa djem./Gazeta Shneta/