Krejt kjo ndodhi për shkak se gazetari Vitija ka përcjellë nga afër skandalet me të cilat është përballur A.P. që nga fundi i vitit 2017 kur u bastis nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati Farmaceutik e më pastaj edhe nga Inspektorati Shëndetësor
Këshillit Etik i Odës së Mjekëve të Kosovës ka mbajtur sot seancën e parë lidhur me rastin e gjinekologut turk A.P.
Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm dy media, Gazeta Shneta dhe Jeta në Kosovë, si dhe kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra.
Por seanca ka nisur pothuajse me gjysmë ore vonesë pasi prania e gazetarit Bujar Vitija nga Gazeta Shneta ka qenë e papranueshme për gjinekologun A.P., i cili ka reaguar ashpër në fillim të seancës. Ai kërkoi nga Kryetari i Këshillit Etik, Dr. Fejsal Mehmeti që të ndërpritet seanca, ndryshe nuk do të pranonte të fliste gjatë seancës në praninë e gazetarit Vitija.
Krejt kjo ndodhi për shkak se gazetari Vitija ka përcjellë nga afër dhe ka raportuar për skandalet me të cilat është përballur A.P. që nga fundi i vitit 2017 kur u bastis nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati Farmaceutik e më pastaj edhe nga Inspektorati Shëndetësor, si dhe për hetimet e Prokurorisë.
Gazeta ka raportuar poashtu për ankesat e dy pacienteve të A.P. Njëra ankesë kishte të bënte me lëndimet që i ishin shkaktuar një foshnjeje gjatë lindjes natyrale, ndërsa një paciente tjetër akuzonte A.P. se i kishte premtuar se do ta bënte nënë të një djali duke përcaktuar shtatzëninë me IVF.
Gjithsesi seanca ka vazhduar me praninë e mediave pasi Dr. Fejsal Mehmeti nuk i është bindur kërkesave të A.P. duke ia bërë me dije se është obligim ligjor që gazetarëve t’iu mundësohet qasja në seanca. /Gazeta Shneta/
Skandali për të cilin Payasli mund të mos licencohet kurrë më në Kosovë
Skandal: Payasli bëri përcaktim gjinie, nëna pagoi 9 mijë euro për IVF-në e dështuar