Ahmet Payasli, gjinekologu turk po vazhdon punën e tij i papenguar nga askush në qendër të Prishtinës, klinika e të cilit ishte mbyllur pas bastisjes nga Policia e Kosovës disa muaj më herët.
Gjinekologu i cili është duke u hetuar nga organet e drejtësisë për disa vepra penale, punon pa licencë, siç raporton Koha Ditore.
Burime në Prokurori i kanë thënë gazetës se ka dyshime se Payasli ka kryer edhe frytnim in vitro me përcaktim gjinie duke shfrytëzuar kontratën me një klinikë tjetër private në Prishtinë. Frytnimi i tillë është i jashtëligjshëm në Kosovë.
Kundër këtij mjeku ka ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë edhe për gabime të mëdha profesionale.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Koha.net.