Një mjek gjinekolog, një pjesë të mirë të kohës së tij në punë, e kalon pranë pajisjes së ultrazërit, me sondë në dorë.
Qëllimi është te vizualizimi i frytit brenda nënës në ardhje. Përcjellja e zhvillimit, zbulimi i patologjive sa më herët që është e mundur dhe ofrimi informatave të rëndësishme për prindërit.
Për një gjë të tillë, një gjinekologu i duhet pajisja ultrasonografike sipas zhvillimeve të fundit teknologjike. Një zgjidhje të tillë duket se e ka bërë edhe gjinekologu Dr. Memli Morina, shkruan Gazeta Shneta.
Ky i fundit, sipas një postimi në rrjetet sociale, është pajisur me teknologjinë e fundit ultrasonografike dhe të parën në Evropë.
Postimi i plotë i Dr. Memlit:
“Ultrazëri GE Voluson E10 BT19 më i miri në botë, teknologjia më e fundit, ndër të parët në Evropë, pas pak ditësh në Prishtinë te #DrMemli #expert10”./Gazeta Shneta/