E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News mjekja obstetre – gjinekologe, Mimoza Keta u shpreh se aborti shoqërohet me dhimbje dhe hemorragji të madhe kur ndodh papritur.
Ndërsa ndërpreja e shtatëzanisë në mënyrë të vulletshme bëhet në disa mënyra.
“Mund të kryhet me dilatacion, aspiracion si edhe me tableta.”, tregon ajo.
Pikërisht ky trend i futur në këtë kohë ka bërë që shumë vajza të reja të mos drejtohen më pranë marterniteteve.
“Ato drejtohen pranë klinikave private, në farmaci private duke marrë tabletat e abortit pa u konsultuar me mjekët gjinekologë dhe nëse nuk dinë ti përdorin pasojat për do të jenë të rënda dhe të parikthyeshme.”, ka thënë Keta për Ora News.
Gjithmonë nëse do të abortosh duhet të këshillosh me mjekun gjinekolog.