Dr. Gouri Kumra, gjinekologe e njohur ndërkombëtarisht, ka deklaruar se rrallimi i aktivitetit seksual mund të sjellë disa pasoja tek personat aktiv seksualisht.
Ndërkohë, ajo ka cekur edhe gjërat që mund t’i ndodhin një personi që heq dorë nga marrëdhëniet seksuale për një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Shneta.
Do të keni sistem më të dobët imun
Duket se aktiviteti seksual kontribuon në mënyrë pozitive në funksionin imun të trupit tuaj. Dhe duke mos bërë seks, ju do të jeni më të prekshëm nga sëmundjet dhe infeksionet, që nëse do të bënit seks, sistemi juaj imun do t’i bllokonte.
Meshkujt kanë më shumë gjasa të pësojnë mosfunksionim erektil
Ky është një zbulim interesant, por sigurisht jo i mirëpritur nga meshkujt të cilët nuk bëjnë seks. Të mos bësh seks duket se rritë mundësinë e prekjes nga çrregullimet e ereksionit. Aktiviteti i vazhdueshëm seksual ka një efekt pozitiv në ereksionet e meshkujve.
Mund të bëheni më të stresuar
Ky është një tjetër shkak pse duhet të bëni seks. Studime të ndryshme kanë zbuluar se njerëzit të cilët nuk kanë aktivitet të rregullt seksual janë më të prekur nga stresi se sa njerëzit të cilët bëjnë seks rregullisht.
Do të keni një sistem më të dobët kardiovaskular
Një jetë e mirë seksuale është e lidhur ngushtë me shëndetin më të mirë kardiovaskular./Gazeta Shneta/