Nëse jeni duke përjetuar dhimbje në stomak pas marrëdhënieve, me siguri pyesni vetën se çfarë po ndodhë.
Gjinekologët tregojnë se dhimbja në stomak pas marrëdhënieve janë dhimbjet në legen, transmeton Gazeta Shneta.
Pozicioni seksual
Nëse gjithmonë keni dhimbje në stomak pas pozicionit misionar, mund të jetë për shkak të depërtimit të thellë.
Enometrioza
Endometrioza ndodh kur shtresa e mitrës rritet jashtë mitrës. Dhimbja e legenit gjatë dhe pas marrëdhënieve është një nga simptomat më të zakonshme të endometriozës.
Keni cistë
Shumë gra kanë cista në vezore. Shumica janë të padëmshme dhe zhduken pa trajtim pas disa maujsh, por disa mund të vazhdojnë të rriten dhe të shkaktojnë dhimbje.
Infeksion ose sëmundje inflamatore
Një infeksion vaginal nga bakteret që gjenden në vaginën tuaj ose një sëmundje e transmetueshme seksualisht mund të përhapen nga vagina juaj në mitrën tuaj. Kjo ka tendencë të iu japë dhimbje vaginale dhe dhimbje në legen.
Thatësi vaginae
Pilulat e ndryshme mund të shkaktojnë thatësi vaginale. Nëse jeni afër menopauzës mund ta fajësoni atë. /GazetaShneta/