Shumica e personave ndalojnë aktivitetin e tyre seksual gjatë kohës që janë me cikël menstrual.
Kjo shpesh herë ndodhë për shkak të infeksioneve të ndryshme dhe papastërtisë, transmeton Gazeta Shneta. Por, gjinekologët tregojnë arsyet pse duhet të keni marrëdhënie të rregullta edhe gjatë ciklit menstrual.
Gjinekologët janë të gjithë pro marrëdhënieve gjatë ciklit
Nëse çiftet janë të kënaqur me të, pse jo. Mos u shqetësoni për gjakderdhjen pas marrëdhënieve, ato janë krejtësisht normale.
Ju mund ta pëlqeni atë
Rrjedha e gjakut mund të shëberjë si lubrifikim shtesë gjatë marrëdhënieve, gjë që gjithashtu mund ta rrisë kënaqësinë. Gjithashtu, vlen të ceket që shumë gra janë më të eksituara gjatë kësaj periudhe.
Edhe parneri juaj mund ta pëlqejë
Gratë nuk duhet të supozojnë se partneri i tyre mund të largohet kur kuptojnë se ato janë me cikël menstrual. Nëse jeni kurioz se çfarë mund të mendojë parneri juaj, komunikoni.
Ju mund të minimizoni rrëmujën
Marrëdhëniet në pozitën misionare mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut si dhe mund të ndalojnë dhimbjen gjatë ciklit.
Mos harroni të merrni kontraceptivë
Ende mund të mbeteni shtatzënë edhe gjatë cikli menstrual. Disa periudha zgjasin më shumë se një javë dhe ndonjëherë ovulacioni i një gruaje mund të mbivendoset me menstruacione. Mbi të gjitha, sperma mund të jetojë 3 deri në 5 ditë. /GazetaShneta/