Zakonisht, çifteve u rekomandohet që të kryejnë marrëdhënie seksuale para periudhës së ovulimit, por shumë nga ta mund të mos ia kenë idenë se si matet kjo periudhë.
Gjithsesi, ekziston një manual që tregon për mënyrën e matjes, transmeton Gazeta Shneta.
Periudha e ovulimit llogaritjet përmes kohëzgjatjes së ciklit menstrual. Për shembull, nëse cikli juaj është normal dhe zgjat 28 ditë, ovulimi do të jetë 14 ditë.
Një mundësi tjetër është edhe përcjellja e temperaturës. Çdo mëngjes, duke filluar qysh nga dita e parë e ciklit, matni temperaturën nën gjuhë dhe mbani shënim. Sapo t’iu ketë rritur temperatura, kjo nënkupton se jeni në periudhën e ovulimit.Përcjellja preferohet të bëhet tre muaj. Në muajin e katërt do ta dini se kur duhet të bëni marrëdhënie seksuale, pra, menjëherë pas ngritjes së temperaturës./Gazeta Shneta/