Ditën e djeshme në Gjilan ka ndodhur një ngjarje tejet e rëndë. Një i dyshuar mashkull ka plagosur me armë zjarri një grua pastaj edhe e ka qëlluar veten.
Në këtë rast, viktima është dërguar për të marrë trajtimin e duhur mjekësor në QKUK, derisa i dyshuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është dërguar në mbajtje. Se përse ka ardhur deri në këtë veprim, ende situata shihet të jetë e mjegullt, siç raporton GazetaExpress.
Më poshtë keni njoftimin e plotë të policisë: Gjilan 25.05.2018-20:20.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën femër K-Shqiptare dhe më pas ka qëlluar veten. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I Dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.