Policia në Gjilan ka gjetur dy fëmijë, njëri nga ta foshnje, duke ngrirë në tavanin e një shtëpie.
Policia e ka trajtuar rastin si keqtrajtim dhe braktisje të fëmijës. Dyshohet se prindërit kanë çrregullime mendore.
Fqinjët kanë akuzuar Qendrën për Punë Sociale, të cilët sipas tyre, kanë qenë në dijeni për gjendjen e fëmijëve por nuk kishin ndërmarr asgjë.
Ata kanë paraqitur rastin në Polici, raporton Koha Ditore.
Qendra për Punë Sociale thotë se rastin e kishin referuar në Gjykatë, e cila nuk ka marr asnjë vendim për marrjen e të drejtës prindërore.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në “Koha.net”.