Gjigantët e teknologjive më të avancuara mjekësore kanë prezantuar javën që shkoi në Vjenë gjatë ECR’së inovacionet e fundit në pajisjet mjekësore.
ECR-ja e këtij viti mblodhi qindra mijëra mjekë dhe profesionistë të tjerë të lidhur me mjekësi për të parë zhvillimet e fundit teknologjike.
Prodhues si GE Healthcare e Siemens Healthineers morën vëmendjen më të madhe, duke sjell inovacionet e fundit.
Pajisja që mori vëmendjen në këtë ngjarje ishte ultrazëri i ri nga GE Healthcare, Logiq E10, shkruan HealthcareITNews, transmeton Gazeta Shneta.
Ky sistem ofron procecsim të dhënash 10 herë më të fuqishëm se paraardhësi i tij dhe teknologjia e zhvillimit të tij është e lidhur ngushtë me shfrytëzimin e Intelegjencës Artificiale.
Ndryshe, pjesë e ECR’së në Vjenë ishin edhe shumë mjekë nga Kosova që udhëtuan për t’u përditësuar rreth këtyre inovacioneve. /Gazeta Shneta/