Duhen rreth 500 kalori në ditë për të arritur sasinë e mjaftueshme të qumështit të gjirit, bazuar në hulumtimet e ekspertëve të kësaj fushe tek nënat gjidhënëse. Megjithatë disa nga këto kalori vijnë nga depot e yndyrnave të grumbulluara gjatë shtatëzanisë.
Disa nëna gjatë gjidhënjes përjetojnë ngritje të oreksit dhe urisë. Dhe, kufizimi i ushqimit tuaj gjatë eksperiencës si nënë e re, nuk është fare ide e mirë, pasiqë gjatë kësaj periudhe jeni e lodhur e stresuar, dhe gjidhënja po bën kërkesa të ndryshme në trupin tuaj.
A duhet të merrni më shumë langje gjatë gjidhënjes?
Patjetër që duhet të siguroheni se jeni duke qëndruar e hidratuar mjaftueshëm gjatë periudhës së gjidhënjes, duke konsumuar lëngje apo ujë aq sa e ndjeni etjen gjatë ditës. Asnjëherë nuk duhet tepruar me sasinë e ujit në organizëm, pasiqë nëse tejkaloni nivelin e nevojës bazike, atëherë edhe kualiteti i qumështit tuaj do të jetë më i dobët.
Përgjithësisht, duhet të pini 6 deri në 8 gota (1.2 lita) ujë çdo ditë, megjithëse një sasi e ujit mirret edhe nëpërmjet ushqimit që konsumoni. Në qoftë se urina juaj ka ngjyrë të errët dhe aromë të rëndë, kjo është një shenjë e dehidrimit të trupit, dhe nënkupton se nuk keni pirë ujë mjaftueshëm gjatë ditës.
Çfarë duhet të shtoni në dietën tuaj të ushqimit gjatë gjidhënjes?
- Sa më shumë fruta dhe perime
- Sa më shumë fibra (përfshirë këtu bukën, makaronat, orizin, etj.)
- Proteina nga mishi i pulës, peshku, vezë
- Produkte të lopës, si qumësht dhe djath.
A duhet të merrni suplemente të vitaminave gjatë gjidhënjes?
Departamenti i Shëndetit Amerikan rekomandon që të gjitha nënat të marrin suplemente të vitaminës D. Kjo vitaminë nuk fitohet edhe aq lehtë nga ushqimet, prandaj krijohet nga vet trupi si reflektim i diellit. Ajo është e rëndësishme sepse i ndihmon trupit të rregulloj sasinë e kalciumit dhe fosfatit, që eshtrat dhe dhëmbët të mbesin të fuqishëm.
Ndër të tjera, preferohet që edhe sasia e kafes që e merrni gjatë ditës, të jetë sa më e vogël, për arsyen se 1 mg kafeje duhet më shumë se 24 orë të absorbohet nga trupi juaj. Gjithashtu, mundohuni të qëndroni sa më largë alkoolit për shëndet më të mirë të fëmijës. /Gazeta Shneta/