Në mënyrë që të inkurajohen më shumë nënëat për gjidhënje, fëmijët duhet të mësojnë rreth rëndësisë së kësaj lënde praktike në shkolla, sugjeron një shkollë e mjekësisë në Britani të Madhe.
Britania e Madhe ka rangë të ulët të gjidhënjes, rreth një nga tre bebet në këtë mbretëri pijnë qumështin e nënës deri në muaji e gjashtë, prandaj Kolegji Royal i Pediatrisë dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve shpreson që sistemi i ri do të rris numrin e nënave që praktikojnë gjidhënjen. Në SHBA, thuajse gjysma e bebeve pijnë qumështin e nënës në muajin e gjashtë, bazuar në Qendrën e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).
Praktikisht, ekspertët e shëndetësisë, shpresojnë që duke përfshirë praktikën e gjidhënjës në shkolla, do të ndihmojë në eleminimin e stigmës së ndërlidhur me këtë proces natyral, transmeton Gazeta Shneta.
Një nga rekomandimet tjera, sugjerojnë që në çdo shtet, qeveria përkatëse të implementojë edukimin shëndetësor, personal, social rreth gjithdhënjes në shkollat e tyre. /Gazeta Shneta/