Duke i dhënë gji foshnjës tuaj, ju jo vetëm që ia ofroni atij lëndët më të përkryera ushqyese për moshën që ka, por edhe ndihmoni në parandalimin e obezitetit më vonë gjatë jetës së fëmijës.
Një studim i realizuar te të porsalindurit në disa shtete evropiane, ka zbuluar se fëmijët që janë ushqyer me formula (qumësht pluhur) rriten më shpejtë sesa fëmijët që pinë gji të nënës, mirëpo ushqimi me formula është i lidhur me mbipeshën në jetën e mëvonshme.
Arsyeja që fëmijët e ushqyer me qumësht formula kanë prirje për mbipeshë në jetën e mëvonshme, është për faktin se qumështi pluhur (dhe më vonë ai i lopës) përmban më shumë proteina sesa qumështi i nënës, prandaj supozohet se konsumimi i sasisë më të madhe të proteinave gjatë foshnjërisë është i lidhur me kilogramët e tepërt në jetën e mëvonshme.