Të ushqyerit me gji pas një lindje me prerje cezariane mund të ndihmojë në menaxhimin e dhimbjes së vazhdueshme, kanë gjetur hulumtime të reja.
Nënat që u nënshtruan një lindjeje me prerje cezariane dhe që ushqenin me gji për të paktën dy muaj pas operacionit kishin tri herë më pak të ngjarë të përjetonin dhimbje kronike në krahasim me ato që jepnin gji nën dy muaj shkruan Essential Baby, transmeton Gazeta Shneta.
Si pjesë e studimit, të paraqitur në Kongresin vjetor të Euroazestezisë në Gjenevë, u intervistuan 185 nënat nga spitali spanjoll në lidhje me modelet e tyre të dhënies së gjirit dhe nivelin e dhimbjes që ato përjetuan në vendin kirurgjik në tre pika të ndryshme kohore: 24 orët e para pas lindjes cezariane, 72 orë pas dhe katër muaj pas lindjes.
Autorja kryesore Dr Carmen Alicia Vargas Berenjeno dhe kolegët e saj gjetën se nga gratë që morën pjesë, 87 përqind ushqenin me gji foshnjat e tyre, me 58 përqind të nënave me gjidhënie për dy muaj ose më gjatë.
Kur erdhi tek dhimbja pas operacionit, 23 për qind e nënave që ushqenin me gji për dy muaj ose me më pak, ndjenin dhimbje kronike në vendin kirurgjik katër muaj pas lindjes.
Në të kundërt, nga ato që ushqenin me gji për dy muaj ose më shumë, vetëm 8 përqind kishin raportuar ende dhimbje të vazhdueshme.
Studime të mëtutjeshme janë duke u kryer rreth kësaj çështjeje, për të nxjerrë në konkludim diçka konkrete./Gazeta Shneta/