Asian Parents ka përgatitur disa përgjigje në lidhje me temën ‘Gjidhënia gjatë ciklit menstrual’.
Pse ushqyerja me gji ndikon në menstruacione?
Kur lind fëmija, ju pajiseni natyrshëm për gjidhënie, falë hormoneve tuaja. Dhe ashtu si ato mbështesin fazën tuaj të shtatzënisë, hormonet gjithashtu ndihmojnë trupin tuaj në prodhimin e qumështit të mjaftueshëm gjatë periudhës së dhënies së gjirit.
Prolaktina është hormoni primar që e bën gjidhënien e mundshme.
Rastësisht, ajo gjithashtu luan një rol vendimtar në parandalimin dhe vonimin e menstruacioneve. Ushqyerja e vazhdueshme me gji e mban këtë hormon në një nivel të lartë, duke parandaluar ciklin menstural.
Pse disa nga nënat futen në cikël më herët se të tjerat pas lindjes?
Zakonisht, një fillim i hershëm i ciklit tuaj menstrual pas lindjes mund të jetë për shkak të ndërprerjes së gjidhënies.
Menstruacionet e vonshme mund t’i atribuohen rritjes së ushqyerjes me gji, ndërprerjes së vonshme, dhe fjetjes me foshnjën.
Cikli i parë pas lindjes
Zakonisht, para ciklit tuaj të parë (pas lindjes) ju mund të përjetoni dhimbje barku. Është gjithashtu e zakonshme që t’i ndjesh ato javë apo edhe muaj para fillimit të ciklit aktuale.
Sa i përket gjakderdhjes, mund të vëreni një ngjyrë të kuqe të errët dhe rrjedhje të rëndë krahasuar me menstruacionet para shtatzënisë.
Por nëse mendoni se gjakderdhja juaj është me të vërtetë e rëndë, ose po përjetoni një sasi të pazakontë dhimbjeje, ju duhet të flisni me gjinekologun tuaj.
A do të ndikojnë cikli menstrual në gji?
Cikli menstrual nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në modelin tuaj të dhënies së gjirit.
Megjithatë, disa nëna të reja do të përjetojnë ndryshimet e mëposhtme:
*Nervozësia e gjoksit gjatë dhënies së gjirit, si dhe gjatë ovulimit
*Një rënie në furnizimin me qumësht që do të vëreni disa ditë para ose gjatë ciklit menstrual
*Fëmija juaj mund të kërkojë më shumë qumësht për shkak të rënies së papritur të furnizimit me qumësht
*Ndryshime të lehta në shijen e qumështit të gjirit
Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime, mos u shqetësoni. Ato janë të zakonshme dhe shpesh ndodhin për shkak të niveleve të luhatshme të hormoneve./Gazeta Shneta/