Cikli menstrual para kohe mund t’i ndodhë çdo gruaje në të gjithë botën.
Nëse keni cikël menstrual të rregullt e dini si t’i planifikoni gjërat. Por, nëse rastësisht iu vie para kohe ju me gjasë do të befasoheni, transmeton Gazeta Shneta.
Keni përjetuar një orgazmë
Kur përjetoni orgazmë dhe ato ditë pritet të keni cikël menstrual mund të ndodhë që orgazma të shkaktojë ciklin menstrual.
Mund të mos jetë cikli menstrual
Ekzistojnë mjaft arsye normale pse mund të keni gjakderdhje që nuk përfshijnë vetëm periudhën tuaj. Për shembull, nëse në ciklin tuaj të fundit keni pasur vetëm rrjedhë kafe, ndoshta thjeshtë është oksiduar gjaku nga periudha juaj e fundit.
Nuk e keni ciklin menstrual të rregulltë
Nëse sapo keni filluar të keni cikël menstrual, do të duhet disa vjet që kjo të bëhet i rregulltë. Ju mund të kaloni një muaj, ose cikli menstrul të vijë më herët.
Keni infeksion të transmetuar seksualisht
Infeksionet seksualisht të transmetueshme si gonorrea ose klamidia mund të shkaktojnë gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale. /GazetaShneta/