Infeksioni i majave zakonisht shkaktohet nga një rritje e llojeve të caktuara të kërpudhave, e cila rezulton në një çekuilibër të baktereve në vaginë.
Simptomat më të zakonshme të infeksionit të majave janë kruajtja, djegia dhe shkarkimi i shumtë që duket si gunga në të brendshme, transmeton Gazeta Shneta.
Këtu janë disa nga faktorët që shkaktojnë infeksionin:
Të brendshmet e ngushta
Veshja e mbathjeve shumë të ngushta jo vetëm që iu jep një ditë të pakëndshme, por gjithashtu nuk është e mirë për vaginën tuaj. Ato janë të bëra nga një pëlhurë sintetike që nuk lejon që zona të frymojë dhe inkurajon rritjen e majave duke krijuar një mjedis me lagështi.
Përdorimi i produkteve të higjienës
Sprejat aromatik ulin nivelin e aciditetit në vaginë e cila rezulton në një infeksion maja.
Nuk e ndërroni tamponin tuaj aq sa duhet
Normalisht, infeksioni maja shkaktohet në ambiente me lagështi. Këshillohet që tamponët të ndryshohen shpesh ose çdo katër orë, veçanërisht kur është vera.
Marrja e antibiotikëve
Marrja e antibiotikëve për dhimbje në dyt, një UTI ose ndonjë sëmundje tjetër, dëmton edhe vaginën tuaj. Antibiotikës vrasin bakteret e shëndetshme në vaginë dhe lejojnë që maja të rritet./GazetaShneta/