Mënyra se si nuhasin vaginat është një mënyrë që ato na tërheqin vëmendjen për të na njoftuar se ato absolutisht nuk duhet të injorohen.
Vaginat pastrohen vet por ne jemi mësuar të dëgjojmë shpesh për infeksionet e ndryshme por në të vërtetë ka shumë gjëra që mund të ndikojnë në mënyrën se çfarë arome ka vagina juaj, transmeton Gazeta Shneta.
Dieta juaj
Ka avantazhe të pafundme shëndetësore që vijnë duke i kushtuar vëmendje të madhe ushqimit që konsumojmë dhe mirëqenia e vaginës nuk bën përjashtime.
Alkooli
Nëse keni vërejtur një lidhje midis një ere jo aq të këndshme që del nga vagina juaj duhet të ndaloni konsumimin e alkoolit. Sasitë e tepërta të alkoolit mund të prodhojnë potencialisht një ndryshim në erën vaginale.
Sapunë dhe detergjentët e tjerë
Disa sapunë dhe detegjentë të rrobave mund të ndryshojnë mënyrën sesi kundërmon vagina juaj. Njerëzit që përdorin të njejtat sapunë dhe detergjentë kanë më pak ndryshim në aromën e tyre sesa njerëzit që shpesh i ndryshojnë ato.
Sperma
Fatkeqësisht kur pH i lartë i spermës përplaset me aciditetin e vaginës, mund të përjetoni atë që njihet zakonisht si era pas seksit.
Ushtrimet
Na vjen keq të prishim planet tuaja të stërvitjes por nëse vagina juaj ka erë fajtori mund të jetë djersa e shkaktuar nga veshjet sportive të ngushta./GazetaShneta/