Nga konceptimi i foshnjës e deri tek ardhja e tij në këtë botë, secili sekond i jetës së tij i përkushtohet zhvillimit të një fiziku dhe personaliteti unik.
Përveç lëvizjeve të dukshme që nëna ndjen gjatë shtatzënisë, ka edhe disa gjëra që foshnjet bëjnë ende pa lindur, transmeton Gazeta Shneta
1 – Ndjejnë dhimbje: Ndërkohë që debatet vazhdojnë, shumë autoritete duket se konfirmojnë se foshnjat ndjejnë dhimbje para se t’i mbushin 8 javë.
2 – Ëndërrojnë: Të ëndërruarit e foshnjës dëshmohet nga lëvizja e shpejtë e syve.
3 – Mendojnë : Valët e trurit të fëmijës regjistrohen që në fillim të 6 javëve.
4 – U hapet goja: Edhe para se të lindin, foshnjeve ju ndodh kjo dukuri.
5 – Ndjeshmëria e dritës: Studiuesit kanë përcaktuar se fetusi mund të jetë i ndjeshëm ndaj dritës. Duke ndriçuar drita mbi barkun e nënës, sytë e foshnjës duket sikur dridhen kur drita i ndriçon në fytyrë.
6 – Tremben: Bebet frikësohen nga ndonjë tinguj të papritur, si në rastin kur teshtin nëna.
7 – Shqelmojnë kur nëna gëzohet: Bebet shqelmojnë në përgjigje të qeshjes së mamit.
8 – Kanë ndjesinë e të nuhaturit: Foshnjat kanë tendencë që t’i nuhasin erërat e këqija, si në rastin e ekspozimit të vendeve ku pihet duhani.
9 – Marrin frymë: Edhe pse foshnjet marrin oksigjen përmes kordonit të kërthizës, muskujt e mushkërive zhvillohen ndërsa imitojnë frymëmarrjen e mamasë.