Shumë gra konsiderojnë se të 30-tat është koha e duhur për të mbetur shtatzënë, sepse ato janë vendosur në karrierën e tyre, kanë stabilitet financiar, janë më me përvojë dhe mjaft të mençura për t’u marrë me sfidat e amësisë.
Falë pavarësisë së shtuar financiare, sigurisë së punës dhe martesave të vona, gratë kanë fëmijë më vonë sesa në ditët e sotme tregon parenting.firstcry, transmeton GazetaShneta.
Sidoqoftë, shanset për të mbetur shtatzënë pas viteve të 30 – ta fillojnë të zvogëlohen për shkak të ndryshimeve biologjike.
Shanset tuaja për shtatzëni të suksesshme pas moshës 30 vjeçare (30-34) janë akoma deri në 86%. Në anën tjetër, rreziku i abortit është rritur gjithashtu në 20%. Në shumicën e rasteve, çiftet nuk kanë nevojë për trajtim të fertilitetit në fillim të viteve të 30 – ta. Por, mjekët sugjerojnë që ju duhet të vizitoni gjinekologun tuaj për një kontroll kur planifikoni një foshnje dhe të përcaktoni nëse keni ndonjë problem.
Shanset tuaja për shtatzëni gjatë fundit të viteve 30 (35-39) janë dukshëm të larta, por ende më të ulëta se ato në fillim të viteve të 30 – ta.Hulumtimet sugjerojnë që rreth 78% e grave në fund të viteve të 30-të konceptohen, veçanërisht nëse ato janë nën 37 vjeçe. Sidoqoftë, rreziqet e abortit, sindromës Down ose shtatzënisë anormale rriten.
Një vizitë tek një specialist rekomandohet nëse keni provuar për 6 muaj rradhazi. Në shumicën e rasteve, gratë në fund të viteve 30-ta, kanë nevojë për Fekondim In Vitro (IVF).