Nëse nuk keni mikesha me të cilat mund të ndani përvojat tuaja, keni gjetur artikullin e duhur nga ku mund të kuptoni gjëra të rëndësishme rreth vaginës tuaj. Ja disa prej tyre…
Prezervativët nuk mbrojnë nga të gjitha sëmundjet
Disa sëmundje seksualisht të transmetueshme mund të përcillen pavarësisht përdorimit të prezervativëve.
Kjo është një arsye shtesë se pse nuk është ide e mirë të shkoni në shtrat me meshkuj krejtësisht të panjohur. Nëse lëkura e buzëve të vagjinës tuaj bie në kontakt me lëkurën e infektuar ose qimet e skrotumit (qeskës së testikujve) të mashkullit, ju sërish mund të prekeni nga disa sëmundje (jo të gjitha).
Pap-testi mund të zbulojë vetëm një lloj të kancerit
PAP-testi është një procedurë që ju ndihmon të zbuloni vetëm kancerin e qafës së mitrës. Përmes kësaj metode ju nuk mund të zbuloni kancerin e vezoreve, mitrës ose zorrës së trashë. Nëse jeni të shqetësuara për ndonjërën prej këtyre, kërkoni ndihmën e mjekut.
Shfrytëzojeni atë
Shfrytëzojeni vagjinën tuaj. Kjo zakonisht vlen për gratë në menopauzë, por vagina “e pashfrytëzuar” mund të krijojë inde të ndjeshme dhe mund të zvogëlohet, që mund ta bëjë seksin më të vështirë dhe më të dhimbshëm.
Orgazma jo domosdoshmërisht arrihet me penetrim
Shumica e femrave nuk arrijnë të përjetojnë orgazëm nga penetrimi (futja e penisit brenda). Andaj, nëse nuk keni përjetuar orgazëm gjatë futjes së penisit, nuk është diçka që ju ndodh vetëm juve. Shumë gra kurrë nuk e arrijnë këtë, por edhe më tej kanë jetë të kënaqshme seksuale.
Këshillë e thjeshtë për gjetur pikën G
Pika G (zona më erogjene e vagjinës tuaj) është në vende të ndryshme te femra të ndryshme, andaj mos u shqetësoni nëse menjëherë nuk arrini ta gjeni tuajën. Në përgjithësi, ajo ndodhet diku në murrin e përparmë të kanalit vaginal. Disa gra mund ta gjejnë duke e vendosur gishtin dhe duke e lëvizur derisa ta gjejnë vendin. Normalisht, meshkujt nuk janë me fat ta gjejnë gjithmonë. Por është mirë t’i jepni një udhëzues partnerit tuaj.
Vagina mund të ketë aromë të tmerrshme
Vetëm për shkak se ekzistojnë qindra produkte që ndihmojnë vagjinën tuaj të qëndrojë e pastër dhe “aromatike”, ko nuk do të thotë se kjo është ajo çfarë meshkujt e duan. Nëse ju pëlqejnë produktet – në rregull. Por mos i shfrytëzoni ato për shkak të pasigurive tuaja. Vagina duhet të ketë aromën të cilën e ka.
Nevoja për lubrifikues është normale
Shumë gra përballen me mungesën e lubrifikuesve natyralë. Mos u ndjeni “të mangëta”nëse duhet të kërkoni ndihmën e mjekut për këtë gjënë. Është e drejta juaj të keni seks të mirë, andaj shfrytëzojeni këtë.
Gazrat që dalin nga vagina, injoroni
Një gjë tjetër për të cilën askush nuk dëshiron të bisedojë është zërat që krijohen kur gazrat dalin nga vagina (pordha vaginale). Nëse kjo ju ndodh, nuk ka nevojë të mendoni se partneri juaj po mendon se diçka nuk është në rregull me ju. Sigurisht se ka pasur rast ta përjetojë më herët. Kjo ndodh për shkak të ajrit që futet në vaginë gjatë marrëdhënies, ndërsa gjatë ndërrimit të pozitave ajri del jashtë. Nëse kjo ju ndodh, injorojeni dhe vazhdoni të kënaqeni. /Mjeku.Net/