Sëmundjet tiroide, hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi, janë relativisht të shpeshta në shtatzëni dhe është me rëndësi që të trajtohen. Tiroidi është një organ që ndodhet në pjesën e përparme të qafës që i liron hormonet të cilat e rregullojnë metabolizmin tuaj (mënyra si trupi juaj e shfrytëzon energjinë), zemrën dhe sistemin nervor, peshën, temperaturën trupore, dhe shumë procese tjera në trup.
Gjatë shtatzënisë, nëse keni hipertiroidizëm apo hipotiroidizëm para-ekzistues, mund të keni nevojë për kujdes të shtuar mjekësor për t’i kontrolluar këto gjendje gjatë shtatzënisë, posaçërisht në tremujorin e parë. Ndonjëherë, shtatzënia mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me hipertiroidizmin në tremujorin e parë. Nëse përjetoni dridhje, humbje peshe, dhe të vjella të vazhdueshme, duhet ta kontaktoni mjekun tuaj.
Sëmundjet e patrajtuara të tiroidës në shtatzëni mund të çojnë në lindje të parakohshme, pre-eklampsi (rritje e lartë e shtypjes së gjakut), abort, dhe peshë të vogël të foshnjës në lindje ndër problemet tjera. Është me rëndësi të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni histori të hipertiroidizmit apo hipotiroidizmit me qëllim që të monitoroheni para dhe gjatë shtatzënisë, dhe që trajtimi të përshtatet sipas nevojës.
Simptomat e hipertiroidizmit dhe hipotiroidizmit në shtatëzani
Hipertiroidizmi
Simptomat e hipertiroidizmit mund t’i imitojnë simptomat e shtatzënisë normale, si rrahjet e shtuara të zemrës, ndjeshmëria ndaj temperaturave të larta, dhe lodhje. Simptomat tjera të hipertiroidizmit mund t’i përfshijnë këto:
• Rrahje të parregullta të zemrës
• Nervozizëm
• Marramendje apo të vjella të rënda
• Dridhje e lehtë
• Vështirësi për të fjetur
• Humbje peshe apo peshë e ulët e shtuar për shtatzëni të zakonshme
Hipotiroidizmi
Simpomat e hipotiroidizmit, sikurse rraskapitje e madhe dhe shtim peshe, mund të ngatërrohen lehtë me simptomat normale të shtatzënisë. Simptomat tjera përfshijnë:
• Kapsllëk
• Vështirësi në përqëndrim dhe probleme të kujtesës
• Ndjeshmëria ndaj temperaturave të ftohta
• Ngërçe muskujsh
Diagnostikimi i sëmundjes së tiroidës në shtatzëni
Hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi në shtatzëni diagnostikohen në bazë të simptomave, ekzaminimit fizik dhe testeve të gjakut për t’i matur nivelet e hormonit që e stimulon tiroidën (TSH) dhe hormonet e tiroidës T4, dhe për hipertiroidiëm edhe T3. /Gazeta Shneta/