Gjendja misterioze mjekësore e djaloshit që flen 18 orë në ditë

2017-04-11 në ora 17:25

Harry Appleton nga Chesterfield nuk ka qenë në gjendje të shkoj në shkollë për tre muaj, pasi që kaloi shumicën e kohës në gjumë gjatë kësaj periudhe.

Mjekët e kanë konsideruar këtë ‘sëmundje’ mjaftë misterioze, e cila thonë se ka prejardhjen prej sindromit të lodhjes, sindrom ky i cili kishte kaluar në gjendje kronike tek djaloshi, transmeton Gazeta Shneta.

“Kjo përvojë duket si një gjendje e veçantë e komës. Ai nuk dinte për kohen se kur duhet të zgjohej e kur të flinte dhe ne brengoseshim shumë për këtë gjendje.”, shprehet nëna e tij.

“Ai nuk ishte në gjendje të shkonte në shkollë dhe të dilte të luante me shokët si një 13 vjeçar normal”.

“Harry në moshën më të hershme kishte periudha jo-normale të gjumit, por kjo me kalimin e kohës nisi të bëhej më serioze dhe periudhat e gjumit filluan të zgjateshin.”, përfundon nëna e tij.

Hapi tjetër për shërimin e tij është transferimi i tij nga spitali i Chesterfield-it në spitalin e fëmijëve në Sheffield. / Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *