Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni për kërkimin e fëmijës 4-vjeçar ka rezultuar me sukses.
Erion Gashi është gjetur sot rreth orës 10:20. Policia bënë të ditur se vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Ju njoftojmë se më 15.03.2017 rreth orës 19:00 kemi pranuar informacionin se në lagjen Suteskë të fshatit Mramor, një fëmijë i moshës 4 vjeçare (mashkull), ka dalë nga shtëpia e tij që nga ora 17:00 dhe nuk është kthyer më.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni njësite të shumta policore të mbështetura edhe nga njësiti K9, ekipet e FSK-së si dhe disa (rreth 100 persona) bashkëfshatarë, kanë filluar kërkimet për gjetjen e personit.
Operacioni i për kërkimin e 4 vjeçarit, i cili ka vazhduar edhe sot, ka rezultuar me sukses, ku rreth orës 10:20, është gjetur i gjallë ( në gjendje të mirë shëndetësore).