Gratë që pijnë kafe ose çaj gjatë shtatzënisë janë të predispozuara të lindin fëmijë më të vegjël, sipas një studimi të ri.
Edhe pse femrat pinë më pak se sasia e ‘sigurtë’ 200mg kafeinë, janë më të rrezikuara që të bëjnë lindje të parakohshme ose fëmija e tyre të ketë peshë më të vogël.
Studiuesit, nga University College Dublin, besojnë se kafeina kufizon rrjedhjen e gjakut në placentë, duke ndikuar tek rritja e foshnjave.
Studimi, i udhëhequr nga mjeku Ling-Wei Chen, shqyrtoi 941 nëna shtatzëna në Irlandë. Dhe sipas hulumtimit, çaji ishte burimi kryesor i kafeinës (48 %), e ndjekur nga kafeja (38 %).
Rezultatet treguan se çdo shtesë prej 100mg kafeinë e konsumuar çdo ditë gjatë tremujorit të parë, zvogëlon peshën e foshnjes me 72g.
Kjo sasi kafeine gjithaashtu ul gjatësinë e fëmijës dhe zvogëlon perimetrin e kokës si edhe kohëzgjatjen e gjatësisë.
Ndërsa u arrit në përfundimin se gratë që konsumonin më shumë kafeinë kishin foshnja me peshë 170 gram më pak. /oranews