Gjatë shtatzanisë prekja e barkut është një prej gjesteve që nëna e ardhshme bën më shpesh, por a e dini se bebi juaj e ndien çdo prekje që ju i bëni barkut tuaj? Nga ana tjetër nëna në çdo prekje që i bën barkut, ndien më shumë lëvizjet e tij dhe për pasojë mendon edhe më shumë në lidhje me momentin që do ta ketë në krahë.
A e diferencon fëmija prekjen e nënës nga ajo e dikujt tjetër?
Sipas një studimi, po! Ai studim është kryer në Dundee të Skocisë dhe është publikuar në revistën “Infant Behavior and Development”, i cili i ka nxjerrë përfundimet duke përdorur ekografi 3D për të parë reagimin e 28 fetuseve në trimestrin e dytë dhe të tretë.
Si ka qënë përfundimi?
Fetusi do të vepronte në mënyrë ndryshe në momentin që barku do të prekej nga dora e nënës dhe madje ai në këtë moment afrohej në murin e uterusit, sikur dukej se kërkonte të shijonte më pranë përkëdheljen e nënës. Reagimet kanë qënë më të qarta në trimestrin e tretë, pra në momentin kur ai ka qënë më i zhvilluar për të dalë në botën e jashtme.
Sipas studimeve fëmija në trimestrin e tretë reagon më mirë pasi e kanë më të zhvilluar sistemin nervor qëndror, dhe për pasojë e kuptojnë më mirë pozicionin e tyre në lidhje me hapësirën, pra e kuptojnë që ndodhen brenda barkut të nënës. Pra bebi e njeh dorën e nënës ende pa ardhur në jetë!