Vajza shtatëmbëdhjetë muajshe Poppy Ellis, ka lindur me diçka pak më shumë se të tjerët.
Kjo erdhi si tronditje e madhe për nënën e saj, Anais Ball.
‘’I dashuri im e vinte re menjëherë pasi ajo lindi’’, thotë ajo, ‘u mërzita, se përse vajza ime??’’, shprehet tutje nëna.
Anais kishte skanuar shtatzëninë e saj, derisa ajo kishte disa probleme, nuk kishte asgjë që lidhej me gishtin shtesë të vajzës së saj, transmeton Gazeta Shneta.
‘’Kjo e bënë vajzën time të jetë më e veçantë se sa fëmijët e tjerë’’, tregon nëna.
Rastet si të Poppyt janë një çrregullim në zhvillimin embrional, ku formohet një ind shtesë. Çrregullimet e tilla janë kryesisht pa shkak të dukshëm, edhe përse në disa raste, gjendja mund të jetë për shkak të një defekti gjenetik ose ndonjë sindrome.
‘’Është shumë e pazakontë të kesh një gisht më shumë në gishtin tënd’’, shprehet nëna Ball.
Poppy do të hyjë në një operacion me rreze X në prill kështu që kirurgët mund të vendosin më së miri për mënyrën e heqjes së gishtit./Gazeta Shneta/