Gjashtë javët e para me foshnjen tuaj të posalindur janë tejet emocionuese, por ju do të vëreni edhe shumë ndryshime tek vetja dhe foshnja gjatë kësaj kohe. Këtu mund t’i gjeni sqarimet e disa ndryshimeve që do t’i përjetoni:
JAVA E PARË
Çfarë po ndodhë me ju?
Njëra nga vizitorët e parë që do ta keni është mamia e cila do t’iu kontrollojë juve, të peshojë foshnjën dhe shëndetin e përgjithshëm të të dyve.
Rreth ditës së 3-4 do të përjetoni depresionin post=natal, por kjo do të kalojë shumë shpejt, shkruan Made for mums, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë po ndodhë me ushqyerjen e bebes tuaj?
Nëse jeni duke e ushqyer me gji, ditët e para mund të jenë më të vështirat, për arsyen se do të përjetoni dhimbje në gjoks derisa bebja t’i zbusë thithkat në sasinë e duhur.
Pesha e bebes tuaj
Bebja ka mundësi të humbas 10% e peshës së saj në ditët e para, pasiqë organizmi i saj është duke u përshtatur me jetën e re. Kjo është mëse normale, dhe pas ditës së 10 ajo do të fillojë të rikthej peshën sërish.
Jashtëqitja e bebes
Mos u befasoni nëse jashtëqitja është e trashë, ngjitëse, ose e gjelbërt. Kjo nënkupton se organet tretëse të foshnjes po punojnë në mënyrën e duhur. Pas disa ditësh, jashtëqitja do të fillojë të marrë ngjyrën e gjelbert në të kaftë.
JAVA E DYTË:
Çfarë po ndodhë me ju?
Është normale nëse përkujdeseni edhe për veten tuaj. Duhet të keni parasysh se trupi juaj është ende duke u rikuperuar pas lindjes. Gjakëderdhja mund të vazhdojë disa javë derisa mitra juaj të tkurret prapa në madhësinë normale.
Gjumi i bebes tuaj
Bebja do të fle për rreth 15-16 orë në ditë, por kjo nuk përfundon me kaq. Bëhuni gati që gjumi i saj të prishet herë pas here, me zgjime të shkurtëra për ushqim.
Jashtëqitja e bebes
Në këtë javë, jashtëqitja do të filloj të marrë ngjyrë të verdhë dhe masa do të jetë e shkriftë. Nëse jeni duke e ushqyer me shishe, jashtëqitja do të jetë me trashë dhe aroma është më e fuqishme.
JAVA E TRETË
Çfarë po ndodhë me ju?
Kjo zakonisht është java kur prindërit rikthehen në punë pas pushimit të lindjes, dhe mysafirët kryejn ritualet e tyre. Do të hasni vështirësi në përgatitjen e dukjes për nisjen drejt punës.
Ushqyerja e foshnjës
Gjatë javës së tretë uria e foshnjës do të rritet më shumë sesa në dy javët e para. Gjithashtu, do të shtojë edhe peshë.
Të qajturat e bebes
Tani, bebja juaj do të fillojë të ketë periudha më të gjata zgjuar. Nëse bebja juaj qanë për më shumë se 3 orë në ditë për më shumë se 3 ditë brenda javës, ajo është duke vuajtur nga gjendja e quajtur kolik.
JAVA E KATËRT
Çfarë po ndodhë me ju?
Kjo është periudha e preferueshme për të dalur rregullisht jashtë me të sapolindurin tuaj. Doktori juaj mund të ju tregoj për vendet që mund t’i vizitoni së bashku.
Gjumi i bebes
Gjatë kësaj jave bebja fillon t’i caktojë oraret e veta të gjumit, megjithëse kjo është një proces paksa i vështirë. Sigurohuni që temperatura e dhomës të jetë 16-20 gradë celcius.
JAVA E PESTË
Çfarë po ndodhë me ju?
Nëse jeni ende duke përjetuar depresionin post-natal, bisedoni me doktorin tuaj me çdo kusht.
E folura e bebes
Bebja juaj fillon të thotë shprehjet e para shumë të thjeshta. Adhuron të ju dëgjoj teksa i ktheni përgjigjjen, duke zhvilluar si bisedë, dhe dëshiron të bëni kontakt me sy gjatë gjithë kohës me ju.
E qajtura e bebes
Të gjitha bebet qajnë, por duhet pak kohë për të kuptuar nëse po qanë për shkak të urisë, etjes, lodhjes, ftohtit apo nxehtit.
JAVA E GJASHTË
Çfarë po ndodhë me ju?
Kjo javë është disi më e lehta për shumë nëna, pasiqë gjatë këtyre ditëve fitoni përshtypjen se keni fituar paksa kontrollë mbi jetën tuaj. Tani është koha të fokusoheni në lidhjen tuaj me partnerin.
E qeshura e bebes
Vështroni sepse bebja juaj tani do t’iu ofroj buzëqeshje gjatë përqafimit dhe lojës që bëni së bashku.
Gjumi i bebes
Gjatë kësaj periudhe, shumë bebe fillojnë të flen 5 deri në 6 orë gjatë natës. Provoni të siguroheni që të mos marr shprehi të fle duke pirë qumësht, apo në pozitën e shtrirë në bark. Inkurajojeni të fle pa ndihmën tuaj derisa është ende zgjuar. /Gazeta Shneta/