Lindja është e vështirë dhe e dhimbshme. Për ta bërë përvojën më të rehatshme, gratë kanë disa mundësi për lehtësimin e dhimbjes, duke përfshirë kështu marrjen e injeksioneve epidurale.
Në këtë artikull, do të trajtohen problemet ose rreziqet e munshme të cilat mund të vie si pasojë e përdorimit të epidurales gjatë procesit të lindjes shkruan Healthline, përcjell Gazeta Shneta.
Efektet anësore të zakonshme variojnë nga kruajtja deri tek vështirësia në urinim.
–Kruarja
Disa nga ilaçet e përdorura në një epidurale – përfshirë opioidet – mund ta bëjnë lëkurën tuaj të kruhet.
–Nauze dhe të vjella
Barna kundër dhimbjes të natyrës opioide ndonjëherë mund t’ju bëjnë të ndjeheni të sëmurë nga stomaku juaj duke stimuluar kështu nauze dhe vjellje.
-Ethe
Gratë që marrin një epidurale shpesh marrin dhe ethe.
Sipas burimit të ‘’PubMed’’ rreth 23 përqind e grave që marrin një epidurale kanë ethe, krahasuar me rreth 7 përqind të grave që nuk marrin një epidurale.
Nuk dihet arsyeja e saktë e rritjes së temperaturës.
–Dhimbja e shpinës
Dhimbja e shpinës është gjithashtu një efekt anësor i zakonshëm i shtatzënisë, pasi pesha e barkut tuaj vë tendosje shtesë në shpinë.
Ndonjëherë është e vështirë të tregoni nëse shkaku i dhimbjes suaj është tendosja epidurale, apo dhimbja e shpinës si rezultat i peshës së shtuar të shtatzënisë.
–Presioni i ulët i gjakut
Rreth 14 përqind të grave që marrin një injeksion epidural përjetojnë një rënie të presionit të gjakut, megjithëse zakonisht nuk është e dëmshme.
Një bllok epidural ndikon në fijet nervore që kontrollojnë kontraktimet e muskujve brenda enëve të gjakut. Kjo bën që enët e gjakut të ç’lodhen, duke ulur presionin e gjakut.
Nëse presioni i gjakut bie shumë ulët, ai mund të ndikojë në rrjedhën e gjakut tek fëmija juaj.
Për të zvogëluar këtë rrezik, shumica e grave marrin lëngje intravenoze (IV) përpara se të marrin një epidurale.
-Vështirësi në urinim
Ju mund të keni një kateter për të zbrazur fshikëzën tuaj. Ju duhet të rimarrni kontrollin e fshikëzës pasi injeksioni epidural të largohet plotësisht nga organizmi. /Gazeta Shneta /